Misteri në fushëbetejë: Pse rusët ia lënë armët Ukrainës

Shkronja famëkeqe “Z”, e përdorur nga ushtria ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, mund të shihet në shumë tanke, automjete dhe armë të tjera të mbetura në rrethin Mykolaiv në juglindje të vendit.

Shumë nga tanket përgjatë lumit South Bug nuk u shkatërruan, duke dhënë idenë se ushtria i braktisi ato. Një nga videot e publikuara në rrjetin social Telegram tregon një sërë Obus 122 milimetrash në pozicion luftimi.

Befasi shkaktuan edhe pamjet e njësisë së mjeteve të blinduara ruse BRDM-2 me raketën antitank Cornet sipër, plotësisht të padëmtuar. Fjala vjen, rregulli në ushtri në tërheqje është që të shkatërrohen armët që duhet të largohen, por këtu nuk ishte kështu, shkruajnë mediat.

Njësia e dëmtuar logjistike e ushtrisë ruse, e shënuar edhe me Z, në njërën prej videove shihet e braktisur, por edhe e dëmtuar.