Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në Prishtinë.
Por para fjalimit, Kurtit iu bë një dhuratë nga një bashkëprotestues i vitit 2007.
Kryeministrit iu dhurua një bluzë e gjakosur nga Naim Ramizi, një nga pjesëmarrësit e protestës së 10 shkurtit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar, teksa Kurti e pranoi me dëshirë dhuratën.