“Open Balkan”, Thaçi në një vijë me Selën! I dërgon porosi Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 tha se ka ndryshuar mendim për nismën e Ballkanit të Hapur. Thaçi tha Serbia me veprimet e fundit, respektivisht mosmarrjen e sanksioneve ndaj Rusisë ka treguar se nuk ka ndryshuar.

“Sot vlerësoj se është gabim, kam shumë shpresa se Qeveria e Shqipërisë dhe Maqedonisë ta sheh këtë. Pas kësaj që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë si shtete Perëndimore, shihet se ku qëndrojnë punët”, tha mes tjerash Thaçi duke shtuar se tash mendon se është mirë që Kosova nuk i është bashkëngjitur kësaj iniciative./TV21