Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë.
Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Duam, ndërsa ardhjes në jetë të tij me padurim përveç prindërve e ka pritur edhe motra e madhe Ameli.
Ameli po kalon momente të këndshme me vëllain e vogël ndërsa Miriami e ka ndarë me ndjekësit një imazh të ëmbël ku ajo shihet duke e shëtitur Duamin.
“Shetitja e pare moter e vella 🐣 ❤️”, ka shkruar Miriami pranë postimit.