Varhleyi: Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor, të nevojshme si kurrë më parë

epa08130627 European Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi arrives at a government building in Skopje, Republic of North Macedonia, 15 January 2020. Varhelyi arrived for a one-day visit to North Macedonia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se sot nuk është një ditë e lumtur, ai ka thënë se për të është një “deja vu” situata në Ukrainë me atmosferën që ishte në Hungari në vitin 1956, vendin prej të cilit vjen ai, pasi atje ishin zhvilluar revolucion nga njerëzit si kundërshtim ndaj Qeverisë së Stalinit.

Ai, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, ka theksuar se janë duke u munduar të bëjnë të pamundur për të mos lejuar të ndodh edhe në Ukrainë ajo që ndodhi në Hungari për gjatë atyre vjetëve të sistemit të Stalinit.

“Jemi këtu me partnerët e Ballkanit Perëndimor të arrijmë në përfundim se kurrë më parë nuk ka qenë është i nevojshëm stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor se sa është tani. Jemi këtu të tregojmë se duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin, ta thellojmë dhe zgjerojmë atë”, ka thënë Varhleyi.

Komisioneri evropian ka theksuar se të gjithë e dinë që ai është një adhurues i madh i Ballkanit Perëndimor.

“Ta them thjeshtë për mua ky event është mundësia më e mirë të takohemi pas një kohe të vështirë pasi e kaluam COVID-19, e kemi mundësinë të shohim veten këtu dhe të vazhdojmë me punët para”.

Ai ka thënë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njëri nga partnerët kryesor të BE-së kur vjen puna për investime në të kaluarën dhe për të ardhmen në Ballkanin Perëndimor.

“BERZH-i është partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, qoftë për investime të kaluara apo të ardhshme. Është ndër partnerët themelues të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), me portofol aktualisht në 8.3 miliardë euro, i kanalizuar përmes 69 projekteve”,ka thënë Varhleyi, njofton Klankosova.tv.