Osmani e merr çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë

Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për të është nder i dyfishtë pranimi i çmimit, sidomos për faktin se këtë ia ndan Fakulteti Juridik i këtij universiteti.

“Ky çmim është respekt ndaj marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, por edhe për popujt, stafin akademik dhe studentët tanë!”,ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.