LAJMI I FUNDIT: Ukrainasit rrëzojnë një avion ushtarak të Rusisë

Ushtria ukrainase përgjatë një beteje të ashpër në Vinnytsya të Ukrainës me atë ruse, ka rrëzuar një avion ushtarak rus të tipit Sukhoi Su-25.

Lajmi është bërë i ditur nga reporteri ukrainas i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s. Armiku ndoshta po përpiqej të sulmonte depot e municioneve në Kalynivka”, thuhet në postimin e tij.