Ai vazhdon të korrë sukses me projektet e tij muzikore të cilat shëndrrohen në hite të momentit, shkruan lajmi.net.
Vetëm një javë më parë reperi shqiptar pati publikuar projektin e tij të titulluar “Dhimbje”.
Kjo këngë numëron plot dy milionë klikime.
E një projekt tjetër reperi e ka publikuar mbrëmë, ku këtë projekt ai e ka sjellur pa e paralajmëruar fare.
Ky projekt titullohet “Chicken dinner”, dhe është në bashkëpunim me reperët e huaj, Term & Rvchet dhe Dutchavelli.
Kënga këndohet në gjuhën angleze por që reperi shqiptar këndon edhe në gjuhën shqipe.