AAK-ja, kundër lejimit të martesave të së njëjtës gjini

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk përkrah ndryshimin e Kodit Civil, me anë të të cilit personat e së njëjtës gjini do të mund të martoheshin.

“Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën, sipas të cilës, do të lejoheshin martesat brenda së njëjtës gjini”, ka deklaruar shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore vlerësohet i parakohshëm”.