Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja dhe Kosova qëndrojne krah Ukrainës.
Madje, ai e ka ripostuar cicërimën e kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili tha se objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të treguar solidarizimin e popullit kosovar.
“ShBA-ja dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.




