Dje shkroi status me gjuhë të urrejtjes, sot e fshiu! MPB paditi 38-vjeçaren!

Sot në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër është realizuar bisedë zyrtare me V.S.(38) nga Ohri, pasi e njëjta dje shkroi status në Fejsbuk me përmbajtje “shpërndarje të përmbajtjes ksenofobike dhe raciste”.

Meqë vepra është dënuar me nenin 394 të Kodit Penal, për të njëjtën MPB njofton se është ngritur padi penale, transmeton TV21.

“Gjatë bisedës V.S. deklaroi se ajo gjatë ditës së djeshme ka vendosur përmbajtje, kurse sot vet e ka fshirë”, qëndron mes tjerash në njoftim.