Borrell: Mezi presim së shpejti të kemi përparim konkret në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka shkruar se biseduan në lidhje me sfidat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor.

“Ne diskutuam gjithashtu edhe hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim së shpejti të kemi përparim konkret”, ka thënë Borrell, transmeton Klankosova.tv.