Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “deptuetët e OBRM-PDUKM-së gati 1 vjet e bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës”.
“Bllokimet janë sjellje e turpshme bashkë me refuzimin që bëjnë për të marrë pjesë në standardin më të mirë. Pse VMRO-DPMNE është kundër rritjes të pagave për 27.000 mësimdhënës?”, thonë nga LSDM.
Ata po ashtu pyesin pse janë kundër sigurisë ekonomike dhe ligjore të kuadrit mësimor.
“VMRO-DPMNE sërish sillet në mënyrë të turpshme në dëm të mësimdhënësve dhe gjithë sistemit arsimor. Shumica parlamentare e udhëheqhur nga LSDM nuk do të lejojë të kalojnë bllokimet”, thonë nga LSDM.






