Teuta Arifi me Selami Kolonën, e Bekim Sali me Severxhane Laçin. Ministri i shëndetësisë Bekim Sali nuk kishte kohë që sot të përgjigjet në pyetjet e KlanMaqedoni se për çfarë pune janë angazhuar këta 30 persona kryesisht jane simpatizant të Alternativës.
Tridhjetë persona prej 12 janar deri më 8 shkurt janë angazhuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Shumica e tyre janë aktivist të partisë Alternativa prej ku vjen edhe ministri aktual Bekim Sali. Nurxhan Asanovska e cila gjatë kohës e angazhuar si zëdhënëse në kabinetin e ministirsë së Kulturës te ish ministrat e Kulturës Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili tash ka zënë vendin në Ministrinë e Shëndetësisë.
Poashtu edhe kryetari i Forumit Rinor Afan Elezi ka qenë në ministrinë e Kulturës, ndërsa tash është në shëndetësi.
Në këto tridhjetë emra është edhe Ermal Fuga i cili gruaja e ministrit e ka djal të axhes ndërsa ai është punësor si shofer.
Prej të angazhuarve është edhe këngëtarja Severgjane Laçi. Se çfarë pune do të bëj ajo e pyetëm përmes telefonit. E ajo tha se ende nuk e ka pranuar ofertën e ministrit por se është e gatshme të punojë çdo punë që ka prirje. Mes të angazhuarve ka e dizajnere, dizajner grafiku, kontabilist. Disa prej tyre marrin dy rroga pasi që janë të angazhuar ne institucion tjetër./KlanMacedonia/