Pas shumë deklarimeve, Prindon Sadriu shfaqet në manifestimin e 14 vjetorit të Pavarësisë

Sadriu dhe Osmani bashkë me dy vajzat kanë qëndruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ku edhe është zhvilluar parakalimi i ushtarëve dhe policëve të Kosovës.

Prindon Sadriu është shfaqur sot në publik pas disa ditëve ku ka qenë mjaftë i përfolur pasi i njëjti kishte deklaruar se mediat dhe gazetarët janë “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

E ndaj këtij cilësimi të Sadriut pati reagime të shumta, përfshirë këtu edhe organizata ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave.

Ndryshe manifestimi për nder të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u zhvillua në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku të pranishëm ishin shumë fytyra publike./Lajmi.net/