Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët tha se ASH-ja mbështetë vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, shkruan gazeta LAJM. Megjithatë, deputetja opozitare tha se do të kërkojnë që edhe pagat tjera të rriten në mënyrë proporcionale, si dhe të sigurohet ndihmë edhe për punëdhënësit.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë prononcimin e zonjës Dauti
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,
Para se të dal tek tema për të cilën ju drejtohemi sot, dua të shfrytëzoj rastin që në emër të Aleancës për Shqiptarët të uroj 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Urime Kosovë, urime shqiptarë në çdo anë të botës që jeni!
Tani,
Ju drejtohemi përmes kësaj konference për shtyp për të shprehur qëndrimin, por edhe veprimet e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët lidhur me Propozim Ligjin e Qeverisë për rrogën minimale.
Lidhur me ketë çështje, qëndrimi jonë është si vijon:
1. Si pikë e parë-japim mbështetje të padiskutueshme për rritjen e pagës minimale në 18 000 denarë. Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve të cilat janë të domosdoshme për jetësë dhe jo vetëm, rritjes së çmimit disa herë më radhë të energjisë elektrike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimit të derivative të naftës, rritja e rrogës minimale është e domosdoshme dhe e pashmangshme.
2. Së dyti-kjo rritje e egër e çmimeve ka prekur rëndë në xhepin e çdo qytetari, prandaj nëpërmjet amandamentit të propozuar që sot në Komisionin për Punë dhe Politikë sociale do jetë pjesë e debatit, kërkojmë që: lartësia e pagave të të punësuarve në sektorin public, të vërtetuara me ligje të posaçme, rregulla të përgjithshme për marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet kolektive, të rriten në mënyrë ekuivalente me rritjen e rrogës minimale, të vërtetuara me Ligjin e pagës minimale duke filluar me pagesën e rrogës për muajin mars të vitit 2022, përveç personave të zgjedhur dhe të emëruar.
3. Si pikë e tretë-për të shmangur largimin e punëtorëve nga puna si dhe pasojave në vetë likuiditetin e subjekteve afariste, poashtu me amandament propozojmë që: punëdhënësve t’u sigurohet ndihmë financiare për pagesën e diferencës nga kontributet dhe tatimin personal të pagës minimale neto të rritur për periudhën mars 2022-dhjetor 2024, në vlerë prej 1. 505,00 denarë. Të bindur në nevojën e miratimit të kërkesave tona të shprehura përmes amandamenteve i bëjmë thirrje shumicës parlamentare dhe çdo deputeti tjeter të Kuvendit që të mbështes me votë kërkesat e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndihmojmë në gjendjen e randuar ekonomike të qytetarëve të vendit tonë dhe të ruajmë dinjitetin e çdo punëtori pa dallim.
Faleminderit!




