Osmani, Kurti e Konjufca me homazhe te varret e Jasharëve

Për nder të 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Paraprakisht, krerët e shtetit e nisen ditën e sotme të festës së pavarësisë me ngritjen e flamurin tonë shtetëror në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës.