Urgjentisht të shfuqizohen certifikatat e vaksinimit, thotë epidemiologu Danillovski

Epidemiologu, Dragan Danillovski në intervistë për TV21 tha se beson që imuniteti ndaj Covid-19 në vend është diku 90 për qind. Ai theksoi se duhet të shfuqizohen certifikatat e vaksinimit.

“Numri prej 40 e diçka për qind është numër zyrtar i të vaksinuarve, megjithatë nga pikëpamja epidemiologjike është me rëndësi se sa është numri i individëve të vërtetë imun. Unë mendoj se ky numër është diku 90 për qind, përndryshe nuk mundet të shpjegohet trendi i rënies në pandemi. Për masat, mendoj se duhet urgjentisht të shfuqizohen certifikatat e vaksinimit, sepse e dimë se vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, edhe po lulëzon biznesi me falsifikime. Është e papranueshme me këtë masë e cila profesionalisht është e paarsyetueshme dhe e pakuptimtë, pra certifikatat, tani që e kemi Omicronin, të insistohet që të rritet përfshirja e vaksinimit, është e pakuptimtë”, tha Danillovski.