Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, ku janë matur -2 gradë dhe në Tetovë me temperaturë të matur -1 gradë Celsius. Më së shumti borë ka në Mavrovë ku lartësia e shtresës së borës është 28 centimetra dhe në Kodër të Diellit ku janë matur 28 centimetra.
Më ngrohtë sot në mëngjes ishte në Gjevgjeli me 6 gradë të matura dhe në Demir Kapi, ku temperatura e ajrit ishte 9 gradë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më tepër reshje pritet në pjesët perëndimore, ndërsa në viset më të larta në veriperëndim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës.
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor.
		



