Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka njoftuar se sot do të shpërbëhet Parlamenti dhe se do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Daçiq theksoi se që nga seanca e parë më 3 gushti të vitit 2020 e deri më sot janë miratuar 265 ligje.
“Gjatë këtij mandati, pavarësisht ankesave dhe dyshimeve, Kuvendi arriti të miratojë disa akte shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, e një prej tyre është ndryshimi i Kushtetutës”, tha Daçiq në mbarimin e seancës së fundit në këtë përbërje të Kuvendit.