Italiani lë të kuptohet se skuadra e tij tashmë ka shumë pak gjasa që të kualifikohet për garat evropiane, pas humbjes së dytë radhazi në shtëpi.
Mes tjerash, ai la të kuptohet edhe se mentaliteti i skuadrës duhet të ndryshojë.
“Kur humb dy ndeshje radhazi në shtëpi, dhe një tjetër ndaj Chelsea, për një skuadër që dëshiron të luftojë për Champions League (është) e pamundur”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.
“Problemi është se nuk mund të blesh mentalitetin fitues. E përcjell ditë pas dite. Mentaliteti fitues, për mendimin tim do të thotë se kur luan, ju mendoni “jam gati të vras dhe të jetoj’. Ky është dallimi në secilin duel, secilin top të dytë, secilën ndërprerje”, ka shtuar italiani.
Tottenham aktualisht është në pozitën e tetë në tabelën e Premier League.