Çegrani i Gostivarit është një ndër fshatrat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Dikur kishte 10.000 banorë, kurse aktualisht janë mbi 3.000 banorë që jetojnë në këtë vendbanim.
Fshati Çegran i njohur si fshati me territorin më të madh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tanimë numëron vetëm mbi 3 mijë banorë, prej gjithsejt 10 mijë banorëve që numëronte deri në vitet e fundit.
Çegrani sikurse shumë fshatra tjera po përjeton fatin e largimit masiv drejt perëndimit kryesisht nga të rinjtë. Banorët për tv Klan thonë se këtu kanë mbetur vetëm pleqtë.
Ato, jetë duan ato, duan të jetojnë, të përparojnë, të më ruajnë mua, jo. Pleqët kanë mbet krejt kështu tek, kush ka grue e kush s’ka. 12-13 mijë banorë, sot ka 3 mijë banorë n’Çegran, në fshatin më të madh në Ish-Jugosllavi, a tash s’kanë ngel as tre mijë.
Krejt kanë shkuar, të rinjtë na kanë shku, për atë shkak krejt pleqët kajnë ngelur vet.
Edhe Çegrani i vuan pasojat e emigrimit masiv të të rinjëve drejt një jetë më të mirë për në perëndim. Mendoj se ndoshta, nëse e bëjmë kështu me një lloj përqindje, ndoshta diku 60-40 është 60% në kurbet ose jashtë, 40 % këtu.
Banorët fajin për këtë migrim masiv e shohin tek politika dhe politikanët.
A politikanët tonë ato gënjehen për pare gënjehen, jo për popull, ato gënjehen për pare. Ato që gënjeheshin për pare, Tita i çonte në Golni Otok, atje ku i thyejnë gurët, atje i çonte ai ato.
Në Çegran të Gostivarit, mbase edhe në shumë fshatra tjera të Rajonit të Pollogut, shtëpitë e mërgimtarëve gjallërojnë vetëm gjatë pushimeve të verës. Janë me qindra shtëpi të këtilla që janë mbyllur e që hapen një apo dy herë në vit tansmeton KlanM.
Në kërkim të një jete më të mirë, shumica e të rinjve preferojnë perëndimin, kurse pamjet nga stacionet e autobusëve mbase e vërtetojnë pohimin e cegranasve se në vendbanime kanë mbetur vetëm më të moshuarit./KlanMacedonia/






