Policia me aksion në Çair, arrestohet një person!

Dje, policët e Njësitit për punë të brendshme Çair kanë arrestuar S.Xh.(40).

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimit vjen pasi për të njëjtin ishte shpallur fletarrest.

“Për të njëjtin ishte shpallur fletarrest me të cilin kërkohej për mbajtjen e dënimit me burg. Personi është mbajtur nën arrest në stacionin policor pas çfarë do të dërgohet në burg”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.