Mbrëmë, në ora 22:20 në rajonin e Qendrës në Shkup policët kanë arrestuar E.A.(18) nga Shtipi, për të cilin ishte shpallur fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg dhe një 17-vjeçae nga Shkupit, të cilët u kapën teksa kryenin veprën penale – plaçkitje.
“Në parkingun e RTM-së, ata duke kërcënuar me mjet të fort, morën para nga Gj.S.(49) nga Strumica. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, transmeton TV21.




