Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka bërë të ditur se mërgimtari që jeton në Gjermani, Vesel Imeri ka furnizuar me inventar disa shkoll në Komunë të Zhelinës, informon portali “tetova1”.
Sot, në hapësirat e komunës së Zhelinës pranuam donacion nga bashkëvendasi ynë z. Vesel Imeri që punon e vepron në Gjermani në koordinim me kryetarin e bashkësisë lokale Sallarevë z. Asan Ademi furnizuan me inventarë të gjithë shkollat tona në komunë të Zhelinës.
Falënderojmë nga zemra z. Veselin për këtë gjest sa human aq edhe patriotik për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës shkollore. Në emër të të gjithë nxënësve të komunës së Zhelinës i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në punë z.Veselit.






