Agim Veliu thotë se ka meritat kryesore për patentë shoferët (VIDEO)

Bundesrati gjerman, me 69 vota pro, ka aprovuar nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

Por, ani se më 2018, kur nisi kjo procedurë, Agim Veliu, nuk kishte ndonjë pozitë në qeveri, ky deklaroi se merita për këtë i takon atij.

Megjithatë, sipas ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, kjo ngjarje, që këtij i nxiti emocion të veçantë, nuk është meritë e një personi.

Sipas Ajetit, nga vendimi që u mor të premten në Bundesratin gjerman, të gjithë patentat që janë lëshuar nga 1 marsi 2018 do të konvertohen pa asnjë procedurë shtesë, të tjerat që u lëshuan para kësaj date duhet të paraqiten tek organet kompetente.