Kusht për shfuqizimin e masave parandaluese të shpërndarjes së Kovid-19, si maska, dezinfektimit dhe ruajtja e distancës, sipas ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali ndërlidhet me rritjen e përqindjes së imunizimit të popullsisë.
Sërish, me këtë ritëm të imunizimit, sipas tij, do të gjendemi në një situatë ku pandemia në botë do të përfundojë, kurse te ne do të vazhdojë edhe disa muaj.
“Shohim komente se Danimarka dhe Britania e Madhe kanë shfuqizuar masat, por atje përqindja e vaksinimit është 86, kurse në Itali – 91%, kurse te ne është 41%. Për fat të keq, në bazë të cilit kriter t’i shfuqizojmë masat ne”, tha Sali në Kanal 5./TV21




