PËR MINISTRIN BEKTESHI ËSHTË HERËT TË FLITET PËR MASA TJERA
A do të shtrenjtohen produktet themelore bazë pas muajit shkurt? Ka mbetur edhe gjysmë muaj deri kur edhe vlen ngrirja e çmimeve të produkteve bazë, e ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se herët është për të biseduar për masa të tjera.
“Është herët të bisedohet a do të vazhdojë masa për të cilët veçmë po flitet në opinion. Janë duke u analizuar edhe modele tjera dhe sipas të gjitha gjasave do të intervenohet në marzhën edhe të importuesve të ushqimeve bazë edhe të tregtarëve me shumicë dhë pakicë dhe në atë mënyrë do të zvogëlojmë ndikimin në rritjen e çmimeve e produkteve bazë”, tha ministri Bekteshi.
Edhe pse çmimet e derivateve po rriten në mënyrë konstante Bekteshi gëzohet se vendi ka çmimin më të lirë të derivateve krahasuar me vendet në rajon.
KRESHNIK BEKTESHI MINISTËR I EKONOMISË 00153
“Mua më gëzon fakti që ne kemi çmimet më të lira në rajon duke u krahasuar me Kosovë, Sërbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk mund të ndikojmë sa i përket çmimit të derivateve të naftës për shkak se janë në kuadër të berzave ndërkombëtare dhe atje përcakohet çmimi”, tha Kreshnik Bekteshi.
Ditë më parë Komisioni Rregullator për Energjetikës, solli vendim, për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,54 % në raport me vendimin e datës 31.1.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri u rrit për 1,50 denarë, ndërsa çmimi i shitjes të EURODIZELIT u rrit për 2,00 denarë./KlanMacedonia/






