Kryeministri Dimitar Kovaçevski bind se Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) punon me tempo shumë të shpejtë si në kërkesat e reja për shtetësi, ashtu edhe në përgjigjen e kërkesave të vjetra për shtetësi, rreth 20 mijë të trashëguara nga DSK-ja e kaluar.
Kovaçevski sot potencoi se do ta informojë edhe drejtorin e ASK-së që ta përshpejtojë këtë proces, sepse, siç tha, qytetarët duhet sa më shpejt t’i marrin këto shërbime.
“Nëse në këtë kohë janë verifikuar dhe janë përgjigjur në rreth 100 kërkesa gjatë muajit, tani kjo është rritur në mbi një mijë përgjigje gjatë muajit. Në mënyrë plotësuese vetë verifikimet tani janë më të komplikuara duke pasur parasysh atë që jemi vend-anëtarë i plotfuqishëm i NATO-s dhe për këtë shkak verifikimet janë më të gjata dhe përfshijnë kritere dhe pyetësorë, që është diçka më e komplikuar nga ajo që ka qenë më herët”, deklaroi Kovaçevski.




