Feta Alimi, njeriu i cili ia shpëtoi jetën, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, natën kur u përgjak Kuvendi i RMV-së, më 27 prill të vitit 2017, vazhdon të mbetet në burg. Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar sot pas vendimit që të lirohet nga paraburgimi shtëpiak, Spiro Ristovski, ish ministër i arsimit dhe shkencës, i dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.
“Po realizohet marëveshja!? Tê gjith i liruat: Mijallkovin,Kamcevin,Trajkon,Spiron e spom kujtohen tjeret se shum u bën! Vetem shqiptarët kalben e vdesin Burgjeve!! Zoti ju marroft e ju hupt farën!!”, ka shkruar Alimi në Facebook.
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës i dënuar në lëndën gjyqësore “Organizatorë të 27 prillit”, Spiro Ristovski, pas shtatë muajve do të del nga paraburgimi në shtëpi.
Siç raporton “A1on” ai ka ofruar garanci te Këshilli Penal dhe është pranuar, ndërsa nuk dihet ende sa është velra e pronës së ofruar si garanci.
“Duke vepruar me propozim të të akuzuarit, u soll vendimi ku pranohet propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci me pronë”, thonë nga Gjykata Penale.
Ristovski kaloi disa muaj në paraburgim shtëpiak edhe pse është i dënuar me 6.3 vite burg, ndërkaq javën e kaluar u lirua Trajko Veljanovski.






