Nuk është më kryeministër, por Zaev thotë “bravo” për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë

Nuk është më kryeministër, por Zoran Zaev nuk ka qëndruar i heshtur karshi arritjes së marrëveshjes për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

Ai në Facebook shkroi se kjo është dëshmi se Qeveria është e drejtë dhe përgjegjëse. Komentin e ka përfunduar me një “bravo”, transmeton TV21.

Komenti i plotë i Zaevit:

“Paga minimale 18.00 denarë
Kjo është dëshmi se Qeveria e re është e drejtë dhe përgjegjëse, punon në interes të qytetarëve, për interesin e punëtorëve. Tani bashkë, edhe punëtorët dhe punëdhënësit (sektori privat dhe publik) të marrin përgjegjësi të rrisin produktivitetin. Duhet të gjithë më shumë të punojmë nëse duam të ardhura më të larta dhe standard më të lartë ekonomik. Urime deri te Qeveria dhe kryeministri.
Ky është vendim i rëndësishëm dhe me vlerë.
Punë e madhe.
Bravo👏”