Për katër javë rresht numri i të ri-infektuarve ka qenë 13%

epa08829045 Man wearing protective mask,walks in front of a COVID-19 center at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 19 November 2020. Due to the high number of COVID-19 cases the authorities in the country are considering new measures to restrain the disease. North Macedonia is one of the worst in Europe in deaths per capita, having 1397 people who died, with population of two millions, until 18 November 2020 with the symptoms of COVID-19 since the start of the pandemic. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Përqindja e të ri infektuarve nga Koronavirusi për katër javë rresht nuk ka rënë asnjë për qind. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se nga data 10 janar deri më 6 shkurt, çdo javë 13 për qind nga rastet e përgjithshme janë ri infeksion. Konkretisht, nga 31 janari deri më 6 shkurt, janë regjistruar 10.007 të sapo infektuar, nga të cilët 1.329 janë riinfektuar. Nga 24-30 janar ka pasur gjithsej 11,938 raste të reja, dhe 1,568 persona që ishin ri infektuar me Covid-19, ndërsa të dielën nga gjithsej 1 045 të infektuar të rinj pozitivë, 132 ishin riinfeksion.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë vërehet se numri i pacientëve të rinj zvogëlohet në baza javore. Javën e kaluar kishte 1,931 persona më pak të infektuar se një javë më parë, por përqindja e personave të ri-infektuar gjatë gjithë muajit janar nuk ka rënë nën 13 për qind.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar më 1 shkurt, numri i përgjithshëm i riinfektimeve në vend ishte 6,494, ndërkaq trembëdhjetë persona që u infektuan me Covid-19 për herë të dytë vdiqën. /SHENJA/