Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikim të valës së lagësht, pasi pasdite do të ketë reshje shiu, kurse në vende malore priten reshje bore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike.
Reshje më të dendura do të ketë në pjesën perëndimore dhe veriore, ku do të formohet ngrica, përcjell TV21.
Do të fryjë erë e fortë, ndërkaq gjatë ditës së nesërme priten edhe ulje të temperaturës.
Ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe me rritje të temperaturave.




