Sporti është një dukuri e posaçme e qytetërimit njerëzor

Duke folur  në prag të vizitës së tij në Kinë  dhe pjesmarrjes në ceremoninë hapëse të Lojrave Olipike, presidenti rus Vladimir Putin I tha në intervistën e tij  drejtorit I të  përgjithshëm të  CMG-së Shen Haixiong , se “sporti është një dukuri e posaçme e qytetërimit njerëzor, kurse  organizimi I një takimi të madh sportiv ndihmon në shkurtimin e largësisë midis popujve dhe njohjen më të mirë të njeri-tjetrit”.
Në vazhdim  presidenti rus  tha se “lidhjet midis Rusisë dhe  Kinës në fushën e sportit janë të gjera  dhe gjithëpërfshirëse dhe luajnë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor dy palësh.  Në dhjetor  të vitit 2021, unë dhe Presidenti Xi Jinping shpallëm sëbashku që 2022-2023 të jetë Viti I Shkëmbimeve Sportive Rusi – Kinë “
Ai në intervistë shprehu bindjen se Pekini do të zhvillojë një Olimpiadë  Dimërore të nivelit të lartë.
Presidenti rus në vijim të intervistës foli edhe  për marëdhëniet Rusi-Kinë  duke  nënvizuar se ato zhvillohen mbi baza të barabarta dhe jo  mbi ato ideologjike.