Distria Krasniqi siguron medaljen në Grand Prix të Portugalisë, mposht portugezen në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, në garën e saj në kategorinë -52 kilogramë arriti që të sigurojë një medalje, shkruan lajmi.net.

Disi mposhti në gjysmëfinale garuesen portugeze, Joana Diogo, dhe tashmë do të pres për të njohur kundërshtaren e saj në finale.

Diogo mori e para një pikë pasi rrëzoi Disin, por kosovarja ju përgjigj me recetën e njëjtë për të barazuar shifrat.

Fundi i përballjes i takoi po ashtu kosovares, e cila ishte më kërkuese në këtë duel. Ajo fitoi me IPPON 16 sekonda para fundit të duelit.

E arta olimpike synon tashmë të artën në Portugali, në Grand Prix.