Aksidentet fatale: Të dielën protestë në Shkup

“T`I JEPET FUND VOZITJES SË SHFRENUAR NËPËR RRUGËT E QYTETEVE”

Të dielën më 30 Janar në Bulevardin “Arradhat Partizane” do të mbahet një protestë paqësore në shenjë revolte ndaj dhunës në trafik dhe mënyrës se si trajtohen këmbësorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që respektojnë rregullat. Motivi kryesor, sic thuhet në një postim në Facebook të organizatorëve, është tragjedia e fundit më 20 Janar ku shua një jetë e re, u shua shpresa që Viktorija t`i realizojë ëndrrat e saj.

“Qëllimi ynë është që t`i jepet fund vozitjes së shfrenuar nëpër rrugët e vendit dhe ta ngrejmë vetëdijen e pjesëmarrësve në trafik se fëmijtë tanë dhe vetë ne duhet të lëvizim të lirshëm në zonat e këmbësorëve dhe nëpër trotuare, për shkak se janë vendet e vetme ku këmbësorët duhet të ndjehen të lirë”

Ndryshe, disa aksidente me pasoja fatale që ndodhën nëpër rrugët e Shkupit, morën jetë njerëzish. Organet kompetente janë duke vepruar për zbardhjen e rasteve, kurse në paraburgim janë disa nga shkaktarët e aksidenteve./KlanMacedonia