Protestat e mbajtura prej muajsh në Francë kundër vaksinimit të detyrueshëm për COVID-19 dhe praktikës për licencën shëndetësore, vazhduan edhe këtë javë pasi Gjykata Kushtetuese miratoi licencën e vaksinimit e cila hyn në fuqi më 24 janar.
Protestat kundër licencës së vaksinimit u zhvilluan në 4 pika të ndryshme të Parisit. Me thirrjen e “jelekëve të verdhë” mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Anvers” të Parisit dhe marshuan drejt sheshit “Nation”.
Shpeshherë protestuesit hodhën sloganet: “Macron nuk duam licencën (e vaksinimit)”, “Liri”, “Rezistencë”.
Tensionet u përshkallëzua dhe erdh deri tek përleshjet pasi policia u përpoq të pengojë përparimin e protestuesve drejt sheshit “Nation”. Forcat e policisë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Catherine Lassure, pensionistja e cila ka marrë pjesë në protestë, në një deklaratë për AA tha se që nga korriku 2021 merr pjesë në protestat e mbajtura kundër detyrimit për vaksinim dhe licencat shëndetësore dhe të vaksinimit.
“Na janë marrë liritë publike dhe individuale për të imponuar këtë vaksinë. Neve të pavaksinuarve na kanë bërë qytetarë të dorës së dytë”, tha Lassure.




