Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradiaj thotë se ka përfituar shumë sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës, ka bashkëpunuar ngusht me të.
“Urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë. Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngusht. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova”, ka shkruar Haradinaj, njofton Klankosova.tv.



