Pacolli për Rugovën: Pata fatin ta njoh nga afër, faleminderit President

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur me fat që pati mundësi ta njoh nga afër presidentin Ibrahim Rugova.

Në 16 vjetorin e vdekjes së tij, Pacolli ndau një fotografi krah Rugovës në rrjete sociale, duke shkru: “Sot bëhen 16 vjet që kur presidenti historik Ibrahim Rugova ndërroi jetë. Unë pata fatin ta njoh nga afër dhe nuk mendoj se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij. Faleminderit President”.

Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, njofton Klankosova.tv.