Nga Ministria për Punë të Brendshme e Republikës Maqedonisë së Veriut njoftjnë se më datën 19/20.01.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, gjatë kontrollit në hyrje të shtetit të katër furgonëve për transpot ndërkombëtar të udhëtarëve, edhe atë dy të llojit ”ford”, një ”mercedes” dhe një ”fiat”, prej të cilëve tri me targa të Strumicës dhe një me targa të Shkupit, të drejtuara nga T.V. (25), P.V. (50), Ç.T. (28) dhe M.P. (33), të gjithë nga Strumica, është konstatuar se automjetet kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit përkatës. Nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë për Mbikqyrje Inspektuese në Trafikun Rrugor në kuadër të Inspektoratit Shetëror për Transport pranë Ministrisë për Transport dhe Lidhje po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rasteve./klanMacedonia/
Maqedoni MPB: Zbulohen katër furgonë të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve...






