Tekstet shkollore me ofendime, nënçmime dhe diskriminime të tjera etnike paraqesin shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi. Fakti që kjo bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjithashtu nënkupton se kemi të bëjmë me diskriminim sistemor dhe kjo e bën situatën edhe më të rëndë sidomos kur ky dikaster menaxhohet nga kuadër shqiptar. Ndonëse ky diskriminim është evidentuar edhe tek raporti nga hulumtimi i bërë në vitin 2010 nga OSBE në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS), kaluan plot 10 vite dhe akoma s’është ndërmarrrë asgjë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Prandaj, Lëvizja NDRYSHE me të drejtë pyet Ministrin e Arsimit dhe Shkencës se si ka mundësi që nuk u nda asnjë milion nga mjetet finansiare (për përmirësim të teksteve) nga gjithësej 243.807.500 denarë të kontraktuara me kompaninë Arbëria Design përgjegjëse për shypjen e teksteve shkollore?
Lëvizja NDRYSHE kërkon (dhe inkurajon) nga Ministria që të angazhohet maksimalisht në përmirësimin e teksteve shkollore me atë të eliminimit të diskriminimit etnik ndaj shqiptarëve në RMV.
Lëvizja NDRYSHE