Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pasi që ka rezultuar negativ disa herë, sot punën do ta vazhdoj nga zyra.
“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar ai.
Rama kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 shtatë ditë më parë. /Telegrafi/
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.