Shtabi Qendror i rekomandon Qeverisë shtyrjen e gjysmëvjetorit të dytë

Shtabi Qendror për Koordinim me Kriza për ballafaqim me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi i ka rekomanduar Qeverisë që të shtyj procesin e nisjes së gjysmëvjetorit të dytë. Rekomandohet që procesi mësimor të nis me 1 shkurt. Rekomandimi i është dorëzuar Qeverisë, nga ku edhe pritet vendimi përfundimtar.