Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re.
Seanca që filloi dy orë më parë shkoi në pauzë deri në ora 15:30.
Edhe sot opozita ka kritikuar pushtetin se Qeveria e re është vazhdim i Qeverisë së Zoran Zaev dhe se mandatari Dimitar Kovaçevski është piun i Zaevit.
Deputetë e opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi i njëjti nuk vazhdoi me listën e radhitjes së deputetëve për fjalë që kishte mbetur përgjysmë dje, me ndërprerjen e seancës, transmeton TV21
Xhaferi sqaroi se sot vazhdohet me listë të re. Seanca vijoi me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive pjesë të shumicës parlamentare.
Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.
Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.
Në Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

- Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
- Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
- Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
- Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë
- Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
- Fatmir Besimi – ministër i Financave
- Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
- Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
- Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
- Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
- Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
- Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
- Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
- Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
- Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
- Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
- Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
- Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
- Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21