Madje, kjo gjë u dallua edhe nga opinionistët të cilët i komentuan situatat e fundit mes dyshes, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, së fundmi është publikuar një video teksa Donaldi dhe Beatrix shihen duke biseduar me njëri-tjetrin.
Derisa flasin së bashku, Beatrix i thotë se nuk po i kërkon asgjë, ndërsa Donaldi merr vëmendje me atë se si shprehet ndaj këngëtares.
Trixa kërkon vazhdimisht vëmendje nga ai. “Dua vëmendje se e meritoj”, kishte thënë ajo, gjë që nuk po e merr nga partneri i saj.
Ndryshe, një debat në mos përputhje ka ndodhur edhe mbrëmë në transmetim live mes çiftit të cilët nuk pajtoheshin me njëri-tjetrin.