Kovaçevski publikon ministrat e ri! Jashtë Qeverisë mbeten Shekerinska, Dimitrov, Carovska dhe Stefoska – ka emra të ri!

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë ekzekutive dhe qendrore në LSDM.

Lideri dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit në paraqitje para mediave publikoi emrat e ministrave të ri, radhë të LSDM-së, transmeton TV21.

  • Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska
  • Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
  • Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq
  • Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
  • Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
  • Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
  • Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski
  • Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska
  • Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska
  • Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

Siç mund të shihet, jashtë Qeverisë së re do të mbeten ministrat aktual të Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, transmeton TV21.