Meridiani komenton lotët e Donaldit pas daljes nga BVV, ja si iu dukën

Ish banori i BBV, Meridian Ramçaj po ashtu ka treguar eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ai e ka ritheksuar se në shtëpi hyri si Meridian dhe ashtu donte të dilte ai që është edhe në jetën reale.

Ai po ashtu tha se nuk e ndjen veten të penalizuar, por e ndjen se e ka tradhëtuar insitkti.

Ndër të tjera ai komentoi edhe lotët e Donaldit të cilat atij i janë dukur lot narcizisti nga gëzimi që kishte nxjerrë dikë jashtë.

LEXO EDHE: E nxorri vet në nominim, Donaldi përlotet kur largohet Meridiani

Ai në studio u pyet se meqë e paska parë si narcist pse e përqafoi kur doli.

“E përqafova nga ana njerëzore, se ky është Meridiani”, u përgjigj Ramçaj.