Maqedonia e Veriut regjistron 266 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.572 teste të kryera janë regjistruar 266 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 120 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 717 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima. Ndërkaq, nga MSh theksojnë se në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 7 viktima që kanë ndërruar jetë mes datës 27.11-24.12.2021.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 22.932, raste, prej të cilëve 210.319 janë shëruar, kurse 7.894 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 4.719 raste aktive me Covid-19.