Qendërmbrojtësi francez, Clement Lenglet nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë këtij dimri, bën të ditur ‘Marca’, përcjell lajmi.net.
Lojtari njëkohësisht ka refuzuar të vë firmën në një kontratë të re, dhe kjo sjell kaos te Barcelona lidhur me lëvizje të tjera të mundshme.
Një nga strategjitë e klubit është të largojë sa më shumë lojtarë dhe të hap rrugë për paga, për të rindërtuar skuadrën në aspektin e fondit të lojtarëve.
Lenglet ka qenë në mesin e zgjedhjeve të dyta në fazën e mbrojtjes këtë verë, por kjo nuk e shtynë atë të largohet nga klubi.
Lojtari dëshiron t’i shkojë në fund kontratës së tij te Barca.
Në disa media të tjera spanjolle thuhet se ai shpreson se ka akoma diçka për të gjetur nga loja e tij nën urdhrat e Xavi.