Mbrojtësi amerikan nuk ka gjetur veten te skuadra e Barcelonës dhe me shumë gjasë do të largohet gjatë kësaj merkatoje.
Skuadra e Bayern Munich ka shfaqur interesim për Sergino Dest, dhe mësohet se bavarezët kanë kontaktuar Barcën gjashtë javë më parë, përcjell lajmi.net.
Dest i përshtatet profilit të Julian Nagelsmann, megjithatë akoma nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare nga kampionët e Bundesliga.
Kohën kur Bayern kontaktoi Barcën bëhej fjalë për një transferim në formë huazimi, gjatë merkatos së verës.
Barca do të kërkojë një shumë që mbulon kartonin e plotë të amerikanit, në merkaton e janarit.